Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.
Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Megjithëse po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.
Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.