Anëtari i partisë së goranëve (JGP), Adem Hodza, është kandidati që ka marrë më së paku vota, nga 120 përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re të Kuvendin e Kosovës.
Hodzës i kanë mjaftuar 633 vota për t’u rizgjedhur deputet. Kjo pasi që komunitetet joserbe, i kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në legjislaturën e kaluar, Hodza ishte pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.
Hodza njihet si deputeti që më 21 mars të vitit 2018 mundësoi që marrëveshja kontroverse e demarkacionit me Malin e Zi të kalonte dhe të votohej në Kuvend. Ai ishte deputeti i 80-të që votoi pro kësaj marrëveshjeje, pas një takimi që e kishte zhvilluar më parë me Pal Lekajn e AAK-së.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…