Presidenti Donald Trump thotë se planifikon t’i japë fund sanksioneve ndaj Sirisë, pas bisedimeve me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman dhe udhëheqësin turk, Tayyip Erdogan.
Sipas mediave të huaja, deklaratat e Trump vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë zbuloi se presidenti amerikan do të takohet nesër me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.
Trump tha se sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të ish-diktatorit Bashar al Assad, ishin “brutale dhe paralizuese”, por kryenin një “funksion të rëndësishëm” në atë kohë, shkruan A2 CNN.
“Por tani është koha e Sirisë për të shkëlqyer. Është koha për të shkëlqyer. Po i heqim të gjitha,” tha Trump. “Paç fat Siri, na trego diçka shumë të veçantë”, shtoi ai më tej.
Dje, Trump la të kuptohej se mund ta “ndihmonte Sirinë” sepse sanksionet aktuale mbi vendin “nuk u japin atyre shumë përparësi”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…