Vitet e fundit gjithnjë e më shumë shoferë nga Ballkani po shkojnë për të punuar në Gjermani.
Kjo dëshmohet nga të dhënat zyrtare nga zyra e punës, dhe historitë nga “terreni” thonë se vozitja në këtë ekonomi më të zhvilluar evropiane nuk është aq e keqe për ballkanasit.
Ata mund të fitojnë mesatarisht deri në 2500 euro në muaj, kanë dy ditë pushim në javë.
“Vitet e fundit, statusi i shoferëve në Gjermani ka ndryshuar shumë. Pagat janë rritur me kalimin e viteve, dhe duke pasur parasysh kërkesën më të lartë për punëtorë të këtij profili. Sot, shoferët tanë në Gjermani paguhen nga 2,000 euro për fillestarët, deri në mbi 2,500 euro në muaj. Një kompensim për një apartament ose ushqim shpesh shkon me pagën nëse bihet dakord me punëdhënësin” – thotë Mile. S. nga Serbia, i cili shkoi në qytetin Ulm në Gjermani në 2003 dhe që drejton një kamion atje gjatë gjithë kohës.
Kohëve të fundit Gjermania ka pasur kërkesë të madhe për shoferë kamionësh.
“Kostoja më e madhe është marrja me qira e një apartamenti që shkon nga 350 në 400 euro në muaj. Nëse punëdhënësi ofron strehim, kjo shumë zbritet nga paga. Ata që vijnë si familje kanë një taksë më të ulët të pagave. Për shembull, beqarëve u zbriten 800 euro taksa nga paga prej 2,300 bruto, dhe nëse keni familje, kjo zbritje është 400 euro”, ka rrëfyer ai për gazetën serbe Blic.
Televizioni gjerman ZDF ka raportuar kohëve të fundit që ka mungesë të vozitësve të kamionëve dhe kjo mund të shpie në mungesë të artikujve nëpër raftet e supermarketeve.
Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë, kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45 mijë deri në 60 mijë vozitës kamionësh, dhe zëdhënësi i tyre ka paralajmëruar që ata janë “afër kolapsit” shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.
Kjo lloj pune nuk është tërheqëse shkaku i pagave dhe kushteve të këqija të punës, dhe kjo ka shtyrë përfaqësuesit e kësaj fushe për të premtuar se do t’i përmirësojnë ato.