BREAKING NEWS

Pajisja izraelite që paralajmëron tërmetet arrin në Kosovë dhe Shqipëri

Një pajisje izraelite që paralajmëron tërmetet para se të ndodhin, që mund të shpëtoj jetë, arrin edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Me qëllimin për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar numrin e viktimave në tërmete, EQI (Earthquake Early Warning), një kompania inovative izraelite ka zhvilluar një zgjidhje që përfshinë një sistem të hareshëm të paralajmërimit të tërmeteve.

Pajisja është e bazuara në teknologjinë elitare, një metodë e thjeshtë dhe praktike për një unifikuar stërvitje shpëtimi dhe një hartë e dëmeve në kohë reale për vendimmarrësit. Zgjidhja është krijuar për tu zbatuar shpejt dhe me efikasitet në çdo vend, kudo, pa ndonjë nevojë për infrastrukturë ose përgatitje komplekse.

Kjo teknologji tash mund sillet edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Përfaqësuesi i kompanisë, Roni Rittman, që po viziton Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë ka thënë për Insajderin se “ky është një nga produktet më të mira në botë sot”.

“Do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të dalë nga prona juaj, por edhe ti shpëtoni ato. Ajo u jep autoriteteve njohuri dhe aftësi për të reaguar më shpejt dhe më me profesionalizëm dhe që të jenë më pro-aktiv ndaj situatës. Në thelb ajo shpëton jetë”, ka thënë Rittman.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, ajo ofron kohë të mjaftueshme paralajmërimi para se të ndodhë tërmeti, dhe të dhënat i dërgon në kohë reale në bazë, dhe është instaluar në disa vende të botës. Ajo shihet si pajisje e domosdoshme për vende strategjike, si baza ushtarake, stacione policie, aeroporte, qendra zjarrfikësish e emergjencash dhe institucione civile siç janë shkollat, spitalet dhe vendet tjera të populluara me njerëz.

Në treg ekzistojnë edhe pajisje të tjera, por avantazhi i kësaj kompanie, sipas publikimeve të saj, është çmimi më i favorshëm si dhe koha më e hershme e paralajmërimit që ajo ofron.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm EQ-I81 ofron një paralajmërim të tërmetit nga një rrezik i mundshëm tërmeti që i afrohet vendit ku është instaluar sistemi.

Gjatë tërmetit valët e energjisë janë të shpërndara. Teknologjia e paralajmërimit EQI është e bazuar në zbulimin e menjëhershëm të valës P. Kjo valë i paraprin mbërritjes së valëve të lëkundjes përgjegjës për dëmtimet e tërmetit. Alarmi me zë të lartë siguron një paralajmërim të sekondave deri në dhjetëra sekonda (P-PGA), në varësi të distancës së tërmetit dhe intensiteti, ndërtimi dhe efekti unik i zonës sizmike në vend.

Teknologjia e paralajmërimit është zhvilluar posaçërisht për të siguruar vetëm paralajmërim të besueshëm, pa alarme false të çdo lloji. Aftësia teknologjike e kësaj pajisje ëhstë që injoron të gjitha lëvizjet e tjera tokësore që vijnë nga operacionet rutinë (automjeti), lëvizje, shpime, motorë, përplasje dhe aktivitete tjera njerëzore

Teknologjia është testuar për vite me radhë në hulumtimin kryesor në botë duke siguruar rezultate pa diskutueshme të besueshmërisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago