Jemi rritur me historinë e familjes legjendare të Shaban Jasharit, dhe heroizimin e tyre në luftën e fundit kundër armikut serb, të cilët edhe u morën jetën pothuasje të gjithë kësaj familje. Familja e ngushtë e Shaban Jasharit të Prekazit të Ulët, luftës për çlirimin e Kosovës i dha 20 pjesëtarë e pjesëtare moshash të ndryshme
Mirëpo, pak nga ne e kemi ditur që edhe gruaja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Adilja ka qenë një luftëtare e vërtetë dhe ka bartur municione në luftë.
Lexo Edhe:
“Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, PDK merr presidentin ndërsa LDK mban kryeministrin”
Adilja dhe Ademi
Adilja Rama Jashari lindi më 10 maj të vitit 1957, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën tetëvejeçare, Adilja e kreu në fshatin e lindjes, në në Akrashticë. Rreth moshës 20-vjeçare martohet me Adem Shaban Jasharin e Prekazit.
Adilja ishte në dijeni të aktivitetit luftarak të bashkëshortit, Ademit, të kunetërve Hamzës e Rifatit, të vjehrrit Shaban Jasharit, si dhe të bashkëluftëtarëve të tyre, dhe as vetë nuk u kursye aspak për t’i ndihmuar.
Adilja së bashku me gratë tjera të familjes dhe me anëtarët e tjer, ndodhej në bodrumin e fortifikuar, ku ndihmonte dhe i furnizonte me municion luftëtarët e familjes.
Familja emblemë e kombit tonë, familja e ngushtë e Shaban Jasharit të Prekazit të Ulët, luftës për çlirimin e Kosovës i dha 20 pjesëtarë e pjesëtare moshash të ndryshme. Në mesin e tyre edhe komandantin legjendar të UÇK:së, Adem Jashari, krye-familjarin Shaban Jashari, vëllain e komandantit, Hamëz Jashari, si dhe 17 anëtarë të tjerë të familjes.
Përveç Adem Jasharit dhe bashkëshortes së tij, Adiles, në altarin e atdheut kanë rënë edhe: Fitim Adem Jashari dhe Kushtrim Adem Jashari. Kanë mbijetuar Lulzim Adem Jashari, Shqipe Adem Jashari dhe Marigonë Adem Jashari.