Përmbajtjen e opinionit të kompanisë “Hill International”, i cili hidhte poshtë kërkesën e konsorciumit “Bechtel-Enka” për pagesën e 53 milionë eurove shtesë, sipas burimeve të gazetës, nuk e kishte në dispozicion Komiteti Ndërministror.
Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave dhe anëtar i këtij komiteti, ka thënë se zyrtarisht asnjëherë nuk e kanë pranuar këtë raport të hartuar nga kompania mbikëqyrëse e projektit të autostradës Prishtinë-Han i Elezit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj, sipas informatave të gazetës, këtë dokument nuk ia ka dhënë as institucioneve të hetuesisë, kur ato e kanë kërkuar. Sipas hetuesisë, tre zyrtarët që kanë qenë pjesë e Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” janë intervistuar nga institucionet e drejtësisë.
Komiteti ishte i përbërë prej pesë ministrive, katër prej të cilave në këto takime janë përfaqësuar nga ministrat e dikastereve përkatëse: Pal Lekaj, Albena Reshitaj, Bajram Hasani e Valdrin Lluka. Ministri Bedri Hamza e kishte deleguar zëvendësin e tij nga radhët e AAK-së, zëvendësministri Fatmir Gashi
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…