BOTA

Palestinezët nisin të kthehen në Gaza, për herë të parë në më shumë se një vit

Për herë të parë në më shumë se një viti luftë palestinezët e zhvendosur filluan të kthehen në Rripin verior të Gazës këtë mëngjes, pas marrëveshjeve të reja me Izraelin. Mijëra palestinezë u nisën drejt veriut pasi prisnin ditë të tëra për të kaluar korridorin Netzarim.

“Palestinezët e zhvendosur filluan të rrjedhin përgjatë rrugës Al Rashid përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe pjesës veriore të Rripit të Gazës”, tha një zyrtar nga Ministria e Brendshme e Hamasit.

Hapja u vonua për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Hamasit dhe Izraelit, i cili tha se grupi militant kishte ndryshuar rendin e pengjeve të liruar në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë Hamasi do të lirojë tre pengje izraelite deri të premten më 31 janar, ndërsa tre të tjerë do të lirohen të shtunën më 1 shkurt, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari.

Grupi fondamentalist konfirmoi se do të lirojë Arbel Yehud dhe dy pengje të tjerë “para të premtes”, ndërsa tre persona të tjerë do të dorëzohen ditën e nesërme.

Izraeli i lejoi njerëzit të kalonin në këmbë nga ora 07:00 me orën lokale dhe me makina do të lejohen të udhëtojnë në veri nga ora 09:00.

Mendohet se mbi gjysmë milioni palestinezë në Gazën jugore kanë pritur të kthehen për të parë se çfarë ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veri.

Por me pjesën më të madhe të Gazës veriore të rrënuar pas bombardimeve intensive izraelite, shumë do të zbulojnë se nuk kanë shtëpi ku të shkojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago