BOTA

Palestinezët “nuk lëvizin nga atdheu”, bota arabe “xhindoset” nga plani amerikan për Rripin e Gazës

Bota arabe ka refuzuar njëzëri planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për Rripin e Gazës. Egjipti, Jordania dhe disa vende të tjera në Lindjen e Mesme si dhe organizata, përmes një deklarate të përbashkët, paralajmëruan se zhvendosja e palestinezëve nga shtëpia e tyre për në një shtet të huaj do të kërcënojë seriozisht stabilitetin e rajonit.

“Plani rrezikon që të zgjerojë hartën e konfliktit dhe minon perspektivën për paqe dhe bashkëjetesë mes popujve”, lexohet në deklaratë.

Reagimi i Arabisë Saudite ndaj planit të Trump ka qenë më i drejtpërdrejtë duke theksuar se nuk do të vendosë marrëdhëniet me Izraelin pa krijimin e një shteti të Palestinës. Ambasadori i Palestinës në Kombet e Bashkuara thekson se njerëzit dëshirojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza për të rindërtuar jetën pasi vendi i tyre është në atdhe.

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në tokën tonë këtu. Kush dëshiron që ta rimëkëmbë Gazën nuk duhet të na dëbojë me pretekstin se do ta rindërtojë vendin. Ti Amerikë ndihmove Izraelin për ta bërë këtë shkatërrim. Prandaj duhet ta rindërtosh pa na dëbuar”, tha një banor i Gazës.

“Ne sapo kemi dalë nga rrënojat, shkatërrimet dhe një luftë rrënimi, një gjenocid, dhe nuk e dimë se kur do të na vijë vdekja. Por ne qëndruam dhe rezistuam deri në frymën e fundit. Ky president, i cili quhet Donald Trump, na vjen me një metodë të re për të na zhvendosur nga vendi ynë ku i kemi rrënjët. Kjo është toka jonë, ne nuk do të dalim prej saj”, shton një tjetër.

Një kundërshtim i fortë ka ardhur edhe nga grupimi Hamas duke e konsideruar planin e Trump si racist.
Izzat El-Reshiq | Zyrtar i lartë i Hamas.

“Ne kundërshtojmë me forcë deklaratat e Presidentit Trump në lidhje me dëbimin e popullit tonë palestinez nga Rripi i Gazës dhe në lidhje me kontrollin e Shteteve të Bashkuara mbi Rripin e Gazës. Këto deklarata pasqyrojnë konfuzion dhe injorancë të thellë për Palestinën dhe rajonin. Gaza sigurisht nuk është një tokë e përbashkët dhe nuk është një pronë që mund të blihet dhe shitet”.

Hamas kërkoi nga presidenti amerikan tërheqjen e planit, ndërsa nga Bota Arabe dhe ajo Myslimane, organizimin e një samiti për të ndërmarrë një qëndrim historik dhe për të dërguar një mesazh për globin dhe palestinezët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

15 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago