BOTA

Palestinezët përpiqen t’u shpëtojnë sulmeve izraelite në qytetin e Gazës

Mijëra familje po përpiqen të largohen nga Qyteti i Gazës, ndërsa ushtria izraelite ka konfirmuar se ka filluar operacione tokësore që janë pjesë e sulmit të saj në shkallë të gjerë që synon pushtimin e qytetit.

Lina al-Maghrebi, 32 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga lagjja Sheikh Radë an e qytetit, i ka thë në BBC-së se kishte rezistuar të largohej nga shtëpia e saj, pavarësisht rrezikut, derisa mori një telefonatë nga një oficer izraelit që e urdhëroi të evakuohej.

“U detyrova të shisja bizhuteritë e mia për të mbuluar koston e zhvendosjes dhe një tendë”, ka thë në ajo. “Na u deshën 10 orë për të arritur në Khan Younis dhe paguam 735 funte për udhëtimin. Radha e makinave dhe kamionëve dukej e pafundme”, ka treguar ajo.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thë në se një “operacion i fuqishëm” ishte nisur në Qytetin e Gazës, të cilin ai e ka pë rshkruar si fortesën e fundit të madhe të Hamasit.

Ushtria izraelite e ka caktuar rrugën bregdetare al-Rashid si rrugën e vetme të lejuar që civilët ta përdorin për t’u evakuuar. Shumë prej tyre kanë përshkruar mbingarkesë të madhe, radhë të pafundme veturash dhe kamionësh, si dhe vonesa të gjata, teksa sulmet ajrore vazhdonin sipër kokës së palestineë ve që po iknin.

Operacioni i ri izraelit ë shtë dë nuar gjerë sisht nga liderë t ndë rkombë tar, përfshirë edhe nga shefja e të drejtave të njeriut e OKB-së dhe ministrja e Jashtme gjermane.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e ka quajtur ofensivën “krejtësisht të pamatur dhe të tmerrshme”, duke thënë se ajo “do të sillte vetëm më shumë gjakderdhje, do të vriste më shumë civilë të pafajshëm dhe do të rrezikonte pengjet e mbetura”.

Por sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duket sikur ofroi mbështetje të heshtur për operacionin e Izraelit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Netanyahun të hënën, duke thënë se SHBA-ja preferonte një fund të negociuar të luftës, por se “ndonjëherë kur ke të bësh me një grup të egër si Hamasi, kjo nuk është e mundur”.

Ofensiva e shtuar e Izraelit vjen ndërsa një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport të martën që thotë se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gazë . Izraeli e ka hedhur poshtë kategorikisht raportin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago