POLITIKE

Pallaska: Vetëvendosje nuk do të ketë ministra, ata do të jenë vetëm asistentë të Kurtit

Avokati Dastid Pallaska në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka hedhur akuza ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Pallaska ka thënë se Kurti nuk është i gatshëm të qeverisë me partneritet, përcjell Telegrafi.

“Ajo që po ndodh tani është një përpjekje për ta frustruar votuesin, duke u thënë atyre: A po e shihni sa e vështirë është të ndërtojmë qeveri me partneritet. Na duhet besimi juaj ekskluziv, që vetëm ne ta krijojmë qeverinë pa pasur nevojë për askënd”.

Pallaska ka thënë se Albin Kurti është në krye të një partie jodemokratike dhe sipas tij kjo po vërehet edhe në përzgjedhjen e kuadrove për ministër.

“Emrat janë zgjedhur sipas një kriteri të vetëm: Lojaliteti absolut ndaj liderit dhe rrjedhimisht në qeverinë e tij ai nuk do të ketë ministra por vetëm asistentë apo asistente në qeveri pasi ai do ta uzurpojë gjithë pushtetin dhe për çdo çështje do të vendos ai personalisht”.

Avokati thotë se pikërisht për shkak të autoritarizmit të Kurtit, LDK-ja ka hezitime të ndërtoj koalicion qeverisës me të.

Ai thotë se është për të ardhur keq që në Kosovë njerëzit rreshtohen prapa personaliteteve që ata mendojnë se janë të fuqishëm.

Pallaska shton më tej se njerëzit tash po e shohin Kurtin si njëri të fuqishëm dhe sipas tij ata po supozojnë se Thaçi, Veseli apo Haradinaj kanë humbur fuqinë e tyre prandaj janë larguar nga ta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago