POLITIKE

Palmer: Jam kanë i qartë edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, shtetësia dhe pavarësia e Kosovës janë të pakthyeshme

ShBA duan që Serbia edhe Kosova të normalizojnë raportet dhe të hapin rrugën drejtë qëllimit të përbashkët dhe ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ka deklaruar i dërguari amerikan për Ballkanin Metju Palmer, shkruan “B92”.

Palmer në emisionin “Këndi i Drejtë” ka thënë se për ShBA nuk ka çështje të shtetësisë së Kosovës dhe pavarësisë, gjë që është e pakthyeshme, por ka vetëm normalizim të raporteve deri te e cila arrihet me dialog edhe marrëveshje.

“Qëllimi i procesit të atij dialogu nuk është mbështetje e ndonjërës palë, por përkundrazi inkurajim i dy palëve” tha ai.

Marrëveshja që avancon paqen edhe stabilitetin është shumë dimensionale dhe nënkupton politikë të sigurt, të drejta të njeriut dhe qytetarëve dhe mbrojtje të pasurisë kulturore, precizoi Palmer.

Duke fol për qëndrimin në Prishtinë, Palmer tha se atje ishte i qartë se heqja e taksës së mallrave serbe është rruga drejt normalizimit dhe dialogut.

“Te zgjidhja mund të arrihet nëse të dy palët afrojnë qëndrimet dhe ne nuk do të imponojmë zgjidhjen”, tha Palmer duke shtuar se Serbia duhet të ndaloj me aktivitetet që realizon për de legjitimimin e pavarësisë së Kosovës, për çka janë vendosur taksat.

ShBA duan atmosferë pozitive, gjë që tash nuk është dhe deri te ajo arrihet nëse Beogradi ndalon me fushatën e tërheqjes së njohjes së shtetësisë së Kosovës, ndërsa Prishtina të heq taksën, ka thënë Palmer se për ShBA pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar.

Pranimi nuk është problem që zgjidhet shpejtë dhe lehtë dhe nuk është pyetje për media e TV. Për atë duhet të debatohet e shqyrtohet në tavolinën e bisedimeve ka thënë ndër tjera Palmer.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago