POLITIKE

Kurti: Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën si Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha se ndërsa Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njëjtën mënyrë si Serbinë.

“Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën”, tha Kurti, raporton N1 TV me qendër në Sarajevë.

Kurti ka paralajmëruar negociata për heqjen e vizave për qytetarët e BeH. Ai tha në emisionin Pressing, i cili do të emitohet sonte, se menjëherë do të fillojë bisedimet me Sarajevën për heqjen e vizave, për të cilën tha se prek qytetarët dhe jo politikanët.

“Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët, për të cilët duhet të kujdesen këta politikanë, ata vuajnë më së shumti. Prishtina dhe Sarajeva do të krijojnë një urë të re, e cila deri më tani nuk ka qenë, sepse mendoj se edhe boshnjakët në Kosovë, por edhe shqiptarët në Bosnje, ne jemi pjesë e një rajoni”, tha Kurti, duke shtuar se do të kërkojë që të zgjidhë këtë problem.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago