I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në paraqitjen që e pati në Bibliotekën Kombëtare ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin nuk është takuar sot.
Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.
“Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, tha ai.
I njejti ka folur edhe për një takim që shton se e ka pasur dy ditë më parë me Kurtin derisa po qëndronte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup”, thotë ai.
Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.
“Kurti duhet ta integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA’të”, shton i njejti