POLITIKE

Vuçiq: Për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur

Serbia nuk do ta ketë lehtë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, meqë SHBA-të interesohen vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka shtuar se pret edhe nga BE të prezantojë qëndrimin e saj. Kështu tha ai para gazetarëve me rastin e inaugurimit të Pallatit të rinovuar të Drejtësisë.

I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e Philip Reeker se normalizimi çon drejt njohjes së ndërsjellë të Serbisë e Kosovës, dhe nëse qytetarët janë të informuar për presionet që vijnë nga Perëndimi, Vuçiq tha se përpiqet çdo ditë të flasë atë që është e vërtetë dhe kjo është se për SHBA-të Kosova është shtet i pavarur.

“Vetëm kjo i intereson, të gjitha të tjerat janë çikërrima, ky është thelbi… Cilado administratë të jetë në SHBA, do të presë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Por, pres nga BE-ja të thotë qëndrimin e saj, meqë nuk na e kanë thënë në fillim se njohja e Kosovës është fundi i procesit, por kanë thënë se nënshkrimi i dokumentit detyrues, që do të krijonte kushte për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ose Serbisë e Kosovës, por askund nuk është përmendur në mënyrë eksplicite njohja e Kosovës. Të presim çfarë do të thonë”, ka thënë presidenti serb


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago