Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se të enjten, do të mblidhet një grup punues në Bashkimin Evropian për ta diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai tha të mërkurën në emisionin “60 Minuta”, se i tërë ky proces mund të përfundojë deri në fund të këtij viti, nëse procesi ka mbështetjen e vendeve anëtare.
“Nesër ka grup punues në Këshill për vizat, nesër nuk merret vendimi për viza, por vetëm nis diskutimi. Do të shihet a ka mbështetje nga shtetet anëtare dhe a mund të lëvizet. Bashkimi Evropian para se gjithash është union politik. Kemi raste kur Ukraina e Moldavia morën statusin e kandidatit. Me vullnet politik mund të përshpejtohen procedurat. Në rastin e Kosovës, ka vullnet politik, por askush s’pranon të përmend data. Këtu mjafton shumica, por edhe kur s’ka unanimitet, kërkohet të ketë unanimitet, pasi të gjitha shtetet do të jenë të obliguara të zbatojnë vendimin, pa marrë parasysh cili ka qenë qëndrimi i tyre kur kanë votuar”, deklaroi Palokaj të mërkurën.
Ai tha se versioni më optimist është që të përmbyllen procedurat në Këshill, e pastaj me vendim të autoriteteve të BE-së, procesi të përmbyllet në fund të këtij viti.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…