Një aksident tragjik në autostradë i ka marrë jetën e dy të rinjve shqiptar në SHBA. Altin Nezaj, 17 vjeç dhe Saniha Sana Cekiq 15 vjeç, që po udhëtonin me shokë e tyre. Automjeti doli nga rruga dhe ra në trasenë e hekurudhës.
Siç duket edhe në video, pasojat e aksidentit janë tragjike. Automjeti është shkatërruar krejtësisht.
Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikërisht shkolla e mesme “Pearl River”.
Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj në shenjë homazhi për te.
Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Per pasoje makina eshte shkaterruar, nderkohe qe dy te rinjte kane vdekur menjehere.