Katër janë viktimat nga zjarret vdekjeprurëse, që kanë pushtuar Turqinë, në bregdetin jugor të vendit, ditët e fundit. Mediet turke njoftojnë se gjysma e vatrave kanë dalë jashtë kontrollit dhe se nuk përjashtohet që zjarri të jetë ndezur qëllimisht.
Më shumë se 63 zjarre kanë shpërthyer ditën e djeshme dhe sot vetëm 30 janë mundur të vendosen në kontroll.
Një ndihmës i lartë i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “ata që janë përgjegjës do të duhet të japin llogari për sulmet kundër natyrës dhe pyjeve”.
https://www.youtube.com/watch?v=qf7xvhiOwFU&ab_channel=FAClimate%2CWeatherandAtmosphere
Pamje apokalipitike/ Turqia nën pushtetin e flakëve, dyshohet
Ndërkohë, kryebashkiaku i Marmaris ka paralajmëruar se ai nuk mund të përjashtojë “sabotimin” si shkakun e një zjarri në një vendpushim.
Zjarret e egra janë të zakonshme në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë gjatë muajve të thatë të verës, edhe pse disa prej tyre më parë janë fajësuar për zjarrvënie ose militantë kurdë të jashtëligjshëm. Zjarri i parë shpërtheu të Mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalias, para se të përhapej.
Me përhapjen e vatrave të zjarrit, autoritete urdhëruan evakuimin e dhjetëra fshatrave. Hoteli në qytetin turistik të Bodrum gjithashtu u evakuua.
Ambasada ruse njoftoi përmes Tëitter se tre aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta homologut të tij turk Mevlüt Tsavousoglou dhe gatishmërinë e Athinës për të “ofruar ndihmë nëse kërkohet”, njoftoi mbrëmë Ministria e Jashtme.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bairamov shprehu solidaritetin e vendit të tij me Turqinë përmes Tëitter dhe gjithashtu siguroi se Baku ishte i gatshëm të ofronte “mbështetje”.