Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm, teksa kanë kaluar vetëm pesë muaj që kur më shumë se 50 mijë njerëz mbetën viktima të një katastrofë natyrore, e cila la gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë.
Pesë muaj më parë Turqia u përball me një situatë jashtëzakonisht të vështira dhe të papërjetuar më parë. Në luftë me kohën për të shpëtuar jetë dhe nën presionin e dhimbjes për humbjen e mijëra jetëve të tjera, të rritur dhe fëmijë u bënë një me ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota per të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja.
Ndonëse ende nuk janë zhdukur të gjitha shenjat që la tërmeti famëkeq në Turqi dhe Siri, e ndonëse mijëra shtëpi janë ende duke u ndërtuar dhe zonat duke u rikonstruktuar, Stambolli duket se nuk po gjen qetësi.
Mëngjesin e sotëm Turqia qendrore është zgjuar nga tronditjet e një tërmeti të fuqishëm, me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, në një thellësi prej 12 kilometrash me epiqendër Adanasin.
Në Turqi janë ende të hapura plagët e tërmetit shkatërrimtar të Shkurtit të këtij viti, i cili vrau pothuajse 60 mijë persona, në kufirin mes dy shteteve, Turqisë dhe Sirisë.
Presidenti i Turqisë ka premtuar rindërtim të shpejtë të shtëpive, por përpjekjet për rindërtim po vonojnë, aq sa në qytetin Adiyaman, njerëzit po shpëtojnë dhe rishesin pjesë të vjetra të ndërtesave.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…