Pamje apokaliptike nga Serbia pas një stuhie të fuqishme: Breshëri i fortë vrau kafshët, shkatërroi çatitë e shtëpive

Një stuhi e fortë ka goditur pasdite pjesë të Serbisë. Breshër ra në disa qytete në madhësinë e një topi tenisi.

Pas disa ditësh valë të të nxehtit, dhe temperatura deri në 40 gradë Celsius, stuhia erdhi fillimisht në Serbinë Perëndimore e pritet të vazhdojë edhe në pjesët tjera.


Breshër pati edhe në disa pjesë të Bosnjë e Hercegovinës.

Pamjet nga atje tregojnë për breshër masiv. Në disa vende breshri shkaktoi edhe dëme duke dëmtuar veturat.