Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon në javën e saj të dytë, civilët po ikin nga përleshjet në qytetin verior Irpin, raporton AA.
I vendosur në lumin Irpin, pranë kryeqytetit Kiev, Irpin është një nga rajonet ku janë duke u zhvilluar përleshjet mes forcave ruse dhe ukrainase.
Pamjet më të fundit nga rajoni treguan se njerëzit me gjërat e tyre dhe kafshët shtëpiake po nxitonin të largoheshin nga qyteti.
Për dalje, ata përpiqeshin të kalonin urën që u hodh në erë nga ushtarët ukrainas për të parandaluar hyrjen e trupave ruse në Irpin.