KRYESORE

Polici nga Istogu vdiq 30 orë pasi u lirua nga spitali, familjarët tregojnë rastin tragjik

Sot është bërë një javë nga varrimi i policit, Halil Metaj.

Në mesditën e të dielës, Halil Metaj ishte përfshirë në aksident mes dy veturash në fshatin Bellopojë, nga një bashkëvendas i tij. Aksidenti që në shikim të parë dukej tejet serioz, për fat të mirë kaloi pa pasoja në njerëz. Por, kjo doli të ishte e përkohshme.

Halil Metaj u dërgua në spitalin e Pejës në gjendje jo aq të rëndë shëndetësore. Me disa lëndime të lehta, të jashtme, policit të ndjerë iu bënë disa kontrolle në spitalin e Pejës.

Pasi ka bërë disa inçizime, Metaj është liruar nga spitali duke i thënë se gjendja e tij është stabile. Familjarët në kushte anonimiteti tregojnë për io gjendjen e familjarit të tyre, disa orë para se të ndërronte jetë.

Metaj pas lirimit nga spitali i Pejës, ishte dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë. Natën e të hënës vonë, Metaj ishte ankuar tek familjarët se kishte dhimbje të vazhdueshme te brendshme në gjoks. Për këtë, ai kishte kërkuar që të dërgohej në spital.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, Halil Metaj është dërguar në spitalin e Istogut nga djali i tij. Pasi kishte marrë një infuzion dhe disa ilaçe për qetësim, ai ishte kthyer në shtëpinë e tij. Por, duke mos e ndjerë veten aspak mirë me shëndet, polici i ndjerë i kishte kërkuar djalit të tij që ta dërgonte në spitalin e Pejës dhe mos të futej fare në shtëpi. Metaj ishte nisur për në Spitalin e Pejës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Kur ishte afër arritjes në spital, gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej.

Madje, me tu pranuar në qendrën emergjente në Pejë, gjendja e Halil Metajt ishte përkeqësuar në masë të madhe. Këto ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi që mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë 49 vjeçarin nga Istogu.

Duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë, prokurori i rastit ka vendosur që të ndjerit t’i bëhet obduksioni. Media ka kontaktuar vëllain dhe djalin e policit të ndjerë, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Familjarët thonë se janë në pritje të obduksionit dhe më pas do të vendosin për rrugët që do të marrin rreth këtij rasti. Halil Metaj ka lënë prapa katër fëmijë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago