LAJME

Pamje kur një grup i hajnave kryejnë vjedhje në disa dyqane: Katër arrestohen, tre në kërkim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin “Formacioni”, duke kapur disa persona, pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për vjedhje në Fushë Krujë.

Nga ky grup, janë arrestuar katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njëri prej të arrestuarve është gjithashtu në kërkim për dy vepra të tjera penale.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A. B., 24 vjeç (në kërkim edhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamzë.

“Një nga të arrestuarit, shtetasi K. B., u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, gjithashtu banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se më datë 27.03.2025, shtatë hajnat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16,000 lekë në një subjekt për transfere parash. Më datë 28.03.2025, 6 prej tyre kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago