Mijëra pelegrinë i janë drejtuar mbrëmë Kishës së Shna Ndout në Laç në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat.
Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Për mbarvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forcat e policisë dhe pushteti vendor, të cilat kanë marrë një sërë masash.
Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.
Lutjet në këtë vend të shenjtë që i dërgohen shenjtorit Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.