FOTO&VIDEO

Pamje të aksionit policor, kontrollohen 22 qendra masazhi e mbyllen disa prej tyre

Dhjetëra njësi të Policisë së Kosovës dhe inspektorë të tregut po bëhen gati për një aksion të përbashkët të koduar “Kontrolli”.

Të ndarë në 10 njësi, pjesë e së cilave ishin departamenti i migracionit, ai i trafikimit me qenie njerëzore, inspektorë të Komunës, dhe ata të punës e të tregtisë, aksioni nisi në kryeqytet.

Në lokacionin e parë në lagjen “Arbëria”, Policia ka hasur në klientë duke pritur para një qendre masazhi.

Klientët ishin të ardhur nga Siria dhe komunikimi me ta ishte i vështirë, megjithëse e thoshin qartë se kishin ardhur nga kampi për të bërë masazh, raporton KOHA.

E meqë klientët prisnin për shërbime, Policia e bindur se brenda është duke u punuar mori urdhrin nga Prokuroria për të thyer derën.

Këtu nuk gjetën asgjë, e sirianët u dërguan në stacionin policor pasi kishin thyer urdhrin e lëvizjes.

Në një lagje tjetër, një tjetër njësi ka hasur në një lokal masazhi të hapur.

5 punëtore, një klient dhe dy pronarë që ishin vëllezër kanë qenë në këtë lokal masazhi në momentin e intervenimit.

Ministria e Tregtisë vendosi ta mbyllë atë pasi kjo veprimtari nuk është e lejuar të operojë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, që nisi në fillim të javës.

Megjithatë, në dyert e lokalit, pronarët e qendrës së masazhit ishin kujdesur që t’ua përkujtonin klientëve që të mbanin distancën prej 1 .5 metrave.

Policia ka polemizuar me pronarët.

Në lagjen “Mati 1” derisa aksioni po vazhdonte, inspektorët e Tregut nuk ishin të një mendimi ndërmjet vete dhe nuk u pajtuan për mbylljen e lokalit.

Policia planifikonte ta mbyllte aksionin.

Pronarët e lokalit, shtetas nga Shqipëria, i kanë deklaruar KTV-së se ishin keqkuptuar për lejimin e veprimtarisë, pasi kanë menduar se qendrat e tyre lejohen të punojnë, duke i konsideruar të së njëjtës veprimtari me fizioterapeutët.

Por, me ardhjen e inspektorëve të punës ndërroi situata. Lokali u mbyll pas kontrollit që gjeti shumë parregullsi, duke përfshirë dy punëtore lokale pa kontrata pune.

Arsyetimi i pronares ishte se ato kishin filluar punën në ditën e aksionit.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në 14 lokacione në kryeqytet, prej tyre 6 kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Në Ferizaj objekt kontrolli kanë qenë 3 lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant, por nuk është vërejtur ndonjë shkelje.

Ndërkaq 2 prej katër lokaleve të kontrolluara në Prizren kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

44 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago