Pamje të helikopterit të shkatërruar nga ushtria amerikane gjatë operacionit që e elimionoi liderin e ISIS-it

Ekipet e Anadolu Agency (AA) kanë arritur tek rrënojat e helikopterit ushtarak amerikan që SHBA-ja u detyrua të shkatërronte për shkak të mosfunksionimit teknik në operacionin e kryer kundër kreut të ISIS-it në Idlib.

Pasi një zyrtar amerikan tha për shtypin e vendit se një nga helikopterët pjesëmarrës në operacion u ul dhe u shkatërrua për shkak të problemeve teknike, ekipi i AA-së ndoqi rrënojat e mjetit ajror në fjalë.

Ekipi i AA-së mbërriti dhe filmoi rrënojat pranë fshatit Xhinderes në rrethin Afrin, në lindje të Idlibit.

Në pamjet filmike shihet se helikopteri ishte tërësisht i copëtuar dhe i ndarë në copa të vogla, përveç disa pjesëve.


Pretendim për kamikaz

Disa burime, të cilat informuan AA-në dhe kishin qenë afër vendit të ngjarjes në momentin e operacionit, thanë se një femër vetëvrasëse ka hapur zjarr ndaj helikopterëve të forcave speciale amerikane dhe ajo ka shpërthyer veten pas zjarrit dhe menjëherë më pas, një mjet fluturues i dëmtuar që u nis për t’u kthyer, u detyrua të ulej në Xhinderes.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, një zyrtar amerikan, i cili nuk ka dashur të zbulohej emri i tij, ka vënë në dukje se një nga helikopterët pjesëmarrës në operacion u ul në tokë për shkak të problemeve teknike dhe u shkatërrua.