Pamje të luftimeve/ Ushtria izraelite operacion për arrestimin e grupit terrorist në Palestinë, vriten 9 qytetarë të pafajshëm

Nëntë qytetarë kanë mbetur të vrarë në qytetin Jenin në Palestinë gjatë një operacioni ushtarak për arrestimin e disa militantëve të Xhihadit Islamik.

Sipas BBC, mes të vrarëve është edhe një grua e moshuar. Ushtria e Izraelit zhvilloi një operacion për arrestimin e militantëve, që dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste.

Presidenca e Palestinës akuzoi Izraelin për masakra në qytetin verior, që në muajt e fundit është përfshirë në përleshje masive.

https://twitter.com/i/status/1618632747286945792

Ministria e Mbrojtjes në Izrael deklaroi se ushtria e tyre hyri me mision arrestimin e grupit xhihadist, që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Izrael.