POLITIKE

Daçiç takohet me homologun e tij turk, i kërkon të përdorë ndikimin ndaj Kosovës! Cavusoglu: Epokë e artë e bashkëpunimit Turqi-Serbi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka qenë sot në një vizitë zyrtare në Ankara ku është takuar me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu. Mediat serbe shkruajnë se Daçiç ka deklaruar se Serbia do të dëshironte ta shihte Turqinë si një faktor më të rëndësishëm në rajon. Duke e thënë këtë, Daçiç kërkoi nga Ankaraja që të përdorë ndikimin e saj dhe t’i kërkojë Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e firmosura në Bruksel.

“Ne do të dëshironim që Turqia të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal në rajonin tonë dhe kjo do të thotë se kërkesa jonë është që Turqia të përdorë ndikimin e saj kur bëhet fjalë për Prishtinën për të pasur një marrëdhënie konstruktive me Prishtinën, sa i takon zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe të marrëveshjeve të tjera të nënshkruara”, ka thënë Daçiç.

Ndërkohë Cavusloglu teksa ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve ka thënë se kjo është epoka e artë e bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Ai ka thënë se në çdo rast duhet të parandalohet situatat të cilat më shumë sjellin probleme sesa zgjidhje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

2 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

19 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago