Një rrahje brutale ka ndodhur mes dy grupesh në qendrën tregtare ‘The Village’, më saktësisht në ‘Proper Pizza’ në Ferizaj në orët e para të së shtunës. Policia ka intervistuar të përfshirit në rrahje dhe i ka liruar në procedurë të rregullt.
Insajderi ka siguruar pamje të reja nga rrahja brutale mes dy grupeve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar të dyshuarit e përfshirë në një përleshje në qendrën “The Village” në Ferizaj. Krejt ngjarja ka ndodhur në ora katër të mëngjesit.
“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme””, tha më tej zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.
Në pamjet e mëhershme të publikuara në ‘TikTok’ u panë të përfshirit në përleshje teksa hedhin gjësende të forta në drejtim të njëri-tjetrit, sikurse tavolinat dhe karriget e lokalit.