Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “Pulse” që gjendet në një ish-depo tapetësh në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar nga Radio Koçani.
Aty shihet se objekti po digjej dhe njerëzit përpiqeshin ta shpëtonin veten, ndërsa në vendngjarje kishte mbërritur automjeti i parë i zjarrfikësve.
Sloboden Peçat shkruan se sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, zjarri ka nisur kur mjetet piroteknike, janë ndezur pranë skenës gjatë një performance të grupit ADN. Në një moment tavani ka marrë flakë. Materiali i tavanit raportohet se ishte “shumë i ndezshëm”.
Kjo, siç shkruajnë mediat maqedonase, e shndërroi objektin në hi në vetëm pak minuta dhe shumë nga njerëzit brenda nuk arritën të shpëtonin.
Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri katastrofik kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 janë lënduar. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, thanë autoritetet shëndetësore.
Qeveria maqedonase pritet ta mbajë një mbledhje urgjente për të shpallur shtatë ditë zie në vend për shkak të tragjedisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…