Kriza vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës. Fotoja e fundit nga rajoni ka habitur mbarë botën. Më shumë se 100 ushtarë të njësisë elitare të motorizuar të Rusisë u fotografuan të shtrirë në tokë në stacionin e trenit Dolbino në qytetin Veselaya Lopan, pak nën kufirin me Ukrainën. Këto foto u bën virale në rrjetet sociale.
Të uritur dhe të etur, ata presin
Dyshohet se ushtarëve të divizionit të 2-të nuk u është dhënë ushqim. Ushtarët, duke përfshirë edhe kontraktorët, blenë ushqimin e tyre, por pas një kohe u mbaruan paratë. Pastaj banorët e qytetit duhej t’u sillnin ushtarëve ushqim dhe ujë.
Ushtarë të harruar
Mediat ruse shkruan se ushtarët e braktisur nga oficerët pasi u sollën në stacionin e trenit ishin “harruar”. Ushtarët në stacion u zhvendosën në një zonë tjetër nga ushtria ruse të dielën në mbrëmje.