FOTO&VIDEO

Pamje+18/Momenti i vrasjes së rëndë në Ferizaj, dorasi e vret 30-vjeçarin në sy të Policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi,

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit.

Sipas pamjeve, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago