Pamjet e aksidentit me gomone në Jalë

Ky është momenti kur gomonia që drejtohej nga 37-vjeçari Gjergj Priftuli humbet kontrollin dhe me shpejtësi të madhe lundron mes njerëzve dhe del në breg duke goditur dy pushues.

Ora News siguron pamjet e marra nga kamerat e sigurisë ku tregohen momenti kur gomonia humb kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në shezlong. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në plazhin e Jalës.

Dy të rinj nga Tirana teksa merrnin rreze në breg u përplasën nga një gomone. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.