Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala i ka komentuar pamjet ku ai shihet duke e sulmuar një gazetar të “Indeks-Online”.
Ashtu si në deklaratën e tij të mëhershme, Shala për “Zëri.info” mohoi edhe njëherë se e ka sulmuar fizikisht gazetarin, por që sipas tij kanë pasur vetëm një konflikt verbal me të. Shala në një prononcim për “Zërin”, tha se edhe në pamjet e publikuara nga një media vendore, shihet që gazetari nuk ka poseduar bexh, ashtu siç kishte pretenduar. “A tu duk nga pamjet që e kam sulmuar?, sepse nuk e kam bërë. Unë nuk e kam ditur pozitën e gazetarit, sepse siç shihet në pamje ai nuk ka pasur as bexh”, ka thënë Shala.
Në bazë të pamjeve shihet që Shala i është vërsulur për të dytën herë gazetarit, mirëpo edhe këtë gjë Shala e mohoi duke thënë se me atë rast vetëm i ka thënë gazetarit se është dashur ta tregoj pozitën e tij.
Ndërkohë krejt në fund, Shala sugjeroi që për çfarëdo deklarate rreth rastit t’i drejtohemi avokatit të tij mbrojtës.
https://www.facebook.com/kallxo/videos/620555142018226/