KRYESORE

Panik, ndërsa Rusia ka urdhëruar evakuimin e një qyteti afër centralit bërthamor të Zaporizhzhias

Rusia ka krijuar panik, ndërsa po evakuon një qytet në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, që është më i madhi në Evropë, raporton BBC.

Ukraina ka pretenduar se Rusia u ka thënë njerëzve në 18 lokalitete në afërsi të rajonit Zaporizhzhia, përfshirë edhe atij Enerhodar në afërsi të centralit, që të largohen.

Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, ka thënë se ka deri 5 orë pritje ndërsa mijëra vetura po largohen.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) ka thënë se situata rreth centralit të Zaporizhzhias po bëhet shumë e paparashikueshme dhe e rrezikshme.

“Derista stafi operues mbetet në kompleks, ka shqetësime të mëdha për kushte tensionuese e sfiduese të personelit dhe familjeve të tyre”, ka thënë drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, raporton BBC.

Të premten, kreu rajonal i vendosur nga Rusia, Yevgeny Balitsky, ka thënë se në “Ukraina ka rritur granatimet në vendbanime afër vijës së frontit”.

“Për këtë kam marrë vendim të evakuohen së pari fëmijët dhe prindërit, personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe pacientët që janë në spitale”, ka shkruar ai në rrjete sociale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

4 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

11 orë ago