Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se duke marrë parasysh krizën e tregjeve globale, duhet të mbillet çdo pëllëmbë e tokave bujqësore me kultura pranverore në Kosovë.
Sipas Rusinovcit, kjo duhet të bëhet që të mos varemi shumë nga importi duke pas parasysh konfliktin Ukrainë – Rusi, i cili nuk dihet se sa mund të zgjasë. Ukraina dhe Rusia kanë 30 për qind të eksportit në botë sa i përket kësaj prodhimtarie.
“Që ne të varemi nga sasitë e mëdha të importit të grurit dhe misrit është e pajustifikueshme, sepse konditat tona egro-ekologjike përkojnë me një prodhimtari stabile. Duke pasur parasysh trendët e çrregullimit të tregjeve, bëra thirrje që të kultivohet çdo pëllëmbë toke me kultura pranverore bujqësore, që mund të sigurojmë sasi më të mëdha të ushqimit dhe të mos varemi nga importi”, ka thënë Rusinovci në emisionin “SOT” të KTV-së.
Rusinovci apeloi te Qeveria që të jenë më të përgjegjshëm ndaj prodhimtarisë primare bujqësore, dhe ta kenë prioritet mbrojtjen e konsumatorit.
“Unë apeloj që të jemi më të përgjegjshëm ndaj prodhimtarisë primare bujqësore. Rezervat shtetërore konsideroj se duhet të jenë sekret shtetëror. Nëse janë deklaruar se ka për kaq rezerva shtetërore, është aluduar në fabrika private të miellit, por ato kanë klient privat dhe në këtë raport mund të çrregullohet disi ai raporti në mes të furnizimit dhe kërkesave të popullatës. Qeveria duhet ta ketë një prioritet, mbrojtjen e konsumatorit. Ne veç patëm, para konfliktit, një shtrenjtim të mjeteve bazë bujqësore. Qeveria duhet të marrë masa të reja për të lehtësuar punën e bujqve. Duhet të fokusohemi në produktet strategjike, siç është gruri”, vijoi ai.
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media të mërkurën deklaroi se Kosova ka rezerva shtetërore të grurit të bluar për tre muaj dhe të pabluar për dy muaj.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…