Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me tre mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar hoxhën Husamedin Abazi dhe organizatat bamirëse, duke shkelur kodin e mirësjelljes.
Në ankesën që është parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës, prezantohet fotografia e kurtit me hoxhën Abazi dhe takimin me fondacionin humanitar “Freskia”.
Lëvizja Vetëvendosje e arsyeton duke thënë se takimi nuk ka ndodhur në kuadër të veprimtarisë fetare dhe se s’e ndërlidh takimin me hoxhën me fushatë zgjedhore.
Sidoqoftë, PZAP’ja e konsideron të bazuar ankesën, duke ia shqiptuar VV’së tre mijë euro gjobë.
“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i videos në rrjetin social facebook, nga kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht kryetar i këtij subjekti politik, është vërtetuar se ka bërë fushatë me përfaqësues fetar dhe organizatave bamirëse. Nga prova materiale e bashkangjitur ankesës, së Subjektit Politik PDK, dhe shkresave tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për deputet nga radhët e subjektit politik, LVV, është shkelur Rregulla Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi që kandidati në fjalë, në fushatë zgjedhore ka përfshi të punësuarit në organizatë bamirëse – Fondacioni Freskia si dhe të punësuarin në ketë organizatë dhe përfaqësues fetar, për fushatë zgjedhore, veprim ky i cili bie në kundërshtim me dispozitën e nenit 5 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 i Rregullores Zgjedhore 07/2024”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…