Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq dhe Miomir Vakiq të akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të datës 6 dhjetor ndaj Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Llune njihet si një nga organizatorët kryesor të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të fundit në Veri.
Ndryshe, Llune është arrestuar dhe ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).
Në këtë rast, dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.
Milenkoviq i cili u arrestua në qershor të vitit 2023 gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në veri.