VATICAN CITY, VATICAN - DECEMBER 24: Pope Francis attends the Christmas night mass at the St. Peter's Basilica on December 24, 2013 in Vatican City, Vatican. Pope Francis celebrates the first Christmas of his pontificate. (Photo by Franco Origlia/Getty Images)
Papa Françesku tha gjatë meshës së Krishtlindjeve se Zoti i do të gjithë njerëzit, madje edhe ata më të këqijtë. Këtë deklaratë e bëri gjatë meshës në Vatikan.
“Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë rrëmujë të plotë të gjërave, por Zoti vazhdon të ju dojë”, tha kleriku argjentinas.
Gazetari i BBC-së thotë se kjo deklaratë nga disa mund të lidhet me skandalet e Kishës Katolike, përfshirë rastet e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale ndaj personave të mitur.
Në meshën e Krishtlindjeve kishte edhe fëmijë të disa vendeve të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.
“Krishtlindja na sjell ndër mend se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, edhe më të këqijtë nga ne. Mua, juve, secilit na thotë: Ju dua dhe do t’ju dua gjithmonë, sepse ju jeni të çmuar në sytë e mi”, tha papa 83-vjeçar.
Javën e kaluar, Papa Françesku miratoi ndryshim të rëndësishëm sa i përket fshehtësisë së rasteve të dhunimit të fëmijëve, duke e rritur transparencën e Kishës Katolike ndaj publikut dhe autoriteteve.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…