Papa i pensionuar Benedikti XVI doli në mbrojtje të beqarisë së priftërinjëve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës.
Benedikti e bëri këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah.
Ai vjen si përgjigje ndaj propozimit për t’iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.
Papa Benedikti, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013, tha se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje.
Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka “rëndësi të madhe”, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre.
Sipas tij, “nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht”.
Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës.
Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…