LAJME

‘Parada e Krenarisë’, komuniteti LGBT marshon në Tiranë me moton ‘Çdo ngjyrë, një familje’! Aktivistja: S’jemi kërcënim për shoqërinë

Për herë të 12-të, në vendin tonë u organizua parada e komunitetit LGBT+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.

Pavarësisht reshjeve të shiut, me moton ‘Çdo ngjyrë një familje’ dhe thirrjet ‘Rruga është e jona!’, aktivistë të LGBT+ marshuan në ‘Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Të pranishëm ishin edhe dy ambasadorë, ambasadori britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Në një prononcim për Report Tv, aktivistja Xheni Karaj përmendi gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit javën e fundit, pas martesës së dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranë.

Xheni Karaj tha se ata janë kërcënuar ‘si kërcënim për familje, ndërkohë që janë pjesë e familjes së çdo kujt’. Debate të tilla të dhunshme sipas aktivistes, nuk e ndihmojnë aspak shoqërinë dhe frymën demokratike.

‘Është viti i dytë i 12 që e bëjmë këtë paradë. Shiu është bereqet. Do të bëjmë një marshim siç bëjmë çdo vit. Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.

Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre në protestë, prindër të cilët nuk e dinë për fëmijët, dhe në kët mënyrë kanë protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin.’- tha Xheni Karaj.

Parada nisi tek instalacioni “REA”, për të vazhduar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deri të presidenca dhe më pas u rikthyen sërish tek ‘REA’.

Kujtojmë se pak ditë më parë martesa simbolike e dy vajzave në bashkinë e Tiranës solli reagime të shumta nga komunitete fetare në vend, dhe në kryeqytet u organizuan edhe protesta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago