POLITIKE

Paralajmërimet për largimin e trupave amerikane nga Kosova, flet NATO-ja

Presioni i madh amerikan drejt Kosovës për heqje të taksës dje është konkretizuar në reagime senatorësh e zyrtarësh të lartë të administratës së Trump-it, të cilët kërkojnë rishqyrtimin e prezencës ushtarake në Kosovë

Senatori amerikan, David Perdue, ka qenë i pari që ka folur për një gjë të tillë, derisa Richard Grenell dhe Robert O’Brien e kanë shpërndarë një qëndrim të tillë. Për kthimin e trupave amerikane nga Kosova në SHBA kanë folur hapur edhe djali i presidentit Trump dhe senatori tjetër republikan Rand Paul, shkruan Gazeta Express.

Por cili është qëndrimi i NATO-s lidhur me këto paralajmërime dhe a është e udhës që trupat amerikane të largohen nga Kosova.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, një zyrtar i Aleancës Euroatlantike ka thënë se NATO-ja mbetet e përkushtuar plotësisht për misionin e KFOR-it, mision i cili nën mandatin e Kombeve të Bashkuara vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, paqen dhe stabilitetin në Evropë. NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në misionin e KFOR-it, i cili nën mandatin e Kombeve të Bashkuara vazhdon të ofrojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë ky zyrtar për Express.

Tutje në përgjigje thuhet se NATO-ja mbështet vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo është jetike për Beogradin dhe Prishtinën, por edhe për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka shtuar tutje.

Nga NATO-ja thonë se presin që Serbia dhe Kosova të përkrahin nismat që çojnë në normalizim të situatës dhe uljen e tensioneve.

“Llogarisim në të dyja palët që të shfaqin përkushtim, përmbajtje dhe përkrahje për çfarëdo përpjekje që çon në normalizimin e gjendjes së sigurisë dhe uljen e tensioneve”, ka përfunduar ky zyrtar për Gazetën Express.

Për paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për rishqyrtimin e pranisë ushtarake në Kosovë ka pasur reagime të shumta në Kosovë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Qeverisë për heqje të taksës, derisa sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit rreth raporteve Kosovë-SHBA.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago