Admirali James Stavridis, një amerikan që shërbeu si komandant i NATO-s për Evropën nga 2009-2013, tha se ne mund të jemi dëshmitarë të “ditëve të fundit” të aleancës dhe fillimit të një “Organizate të Traktatit Evropian”.
Bëhet e ditur se këmbëngulja e presidentit amerikan, Donald Trump, për liderët evropianë që të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, e kombinuar me mosmarrëveshjen e tij me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale, ka ngjallur shqetësim tek anëtarët e aleancës.
“Ne mund të shohim ditët e fundit të NATO-s”, tha Admirali Stavridis.
“Kjo është një çështje e thellë se kë do të mbështesni? Një demokraci që është nën sulm, apo do të mbështesni një diktator në Moskë?”, shtoi ai.
“Ne mund të shohim fundin e NATO-s dhe fillimin e asaj që mund të quhet Organizata e Traktatit Evropian, ETO”, vazhdoi komandanti.
Raportohet se komentet e tij vijnë ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë mblidhen për një samit në Londër, shkruan the Telegraph.
Por duket se bisedimet, të planifikuara nga Keir Starmer i Britanisë së Madhe për të përditësuar homologët e tij mbi diskutimet me Trumpin, janë lënë në hije nga takimi shpërthyes i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn të premten.
Zelensky kishte mbërritur në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje mineralesh me Trumpin, por takimi u përcoll me debate të ashpra.
Ndryshe, spekulimet janë rritur në javët e fundit nëse Trump planifikon të tërheqë SHBA-në nga NATO.
Presidenti u ka bërë vazhdimisht thirrje anëtarëve që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 2% të GDP-së.
Në muajin e kaluar, presidenti amerikan ka përshkallëzuar kërkesat e tij, duke inkurajuar anëtarët e NATO-s që të rrisin më tej shpenzimet e mbrojtjes deri në 5%.
Ndërkohë, samiti në Londër ka të ngjarë të mbizotërohet nga diskutimet mbi nevojën që Evropa të rrisë bashkëpunimin mes frikës nëse aleanca mund të vazhdojë “të mbështetet në mbështetjen e SHBA-së”.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…