KRYESORE

Paralajmërimi i Albin Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti, ka folur sërish rreth idesë për shkëmbim të territoreve.

Kandidati për kryeministër ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, duke shtuar se, prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të ndarë Kosovën dhe pastaj, siç tha si, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.

Kurti në një intervistë për “Pobjeda” të Podgoricës, paralajmëroi se një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej.

“Pas dy grusht shteteve të dështuara, të Rusisë, në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, të kthehet nëpër dyer të mëdha tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje, duke shtuar se gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit,

“Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiqit për korrigjimin e kufirit etnik, fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj, pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se ai vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës, si kryeministër, ku do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.

“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, deklaroi tutje Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago