LAJME

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami lajmëron organet e rendit

Vendosja e flamujve kombëtar për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili në një prononcim për Portalin Dukagjini, ka thënë se një grupacion i njerëzve të cilët ai i ka cilësuar si radikal, ka kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni, po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”.

Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

“Zakonisht kemi koordimim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtor i kryeimamit i Bekim Jasharit, që kemi shumë aktivitete me të. Jemi prek me këtë rast sepse si ka mundësi që disa njerëz ideologji deri në këtë formë që ka arrit shpëlarja e trurit të tyre, me na prekë në ndjenja kombëtare ku i pengon flamuri kombëtar në minaren e xhamisë. I kemi njoftu organet e rendit për këtë rast që është shqetësues për neve”, ka thënë ai.

“Momentin kur e kam përmend dy apo tri ditë përpara, kam pasur reagim të ashpër duke me thënë se ti e vendos por ne ta heqim, jemi të shqetësum për këtë rast. Janë disa grupacione që kanë ideologji të errët dhe janë të ndikuar nga Lindja e Mesme, të njëjtit shfaqin probleme për heqjen e flamurit, për arsye se sipas tyre shqiponja është haram”, ka vijuar ai.

Imami Hyseni, ka thënë se ky grupacion i njerëzve mund të tentoj t’i heqë flamujt të hënën pasdite.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago