FOTO&VIDEO

Paralajmërohet protestë nëse deri të premten s’lirohen masat – Muçiqi: Dasmë ishte Darka e Lamës

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka mbajtur takim konsultativ me të gjithë pronarët e restoranteve dhe anëtarët e tjerë të këtij sektori.

Drejtori i OHT-së, Visar Demolli, ka treguar se janë dakorduar t’i drejtohen me shkresë zyrtare institucioneve në lidhje me masat e reja dhe për lejimin e punës së sallave të dasmave.

“Patëm takimin mbrëmë dhe kemi rënë në dakordim që nga Oda të dërgojmë një e-mail zyrtare dhe deri në ditën e premte të kemi edhe ne një konfirmim për sallat e dasmave për fillimin e punës”.

Ai thotë se në rast që deri ditën e premte nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë do të dalin me një protestë masive.

“Nuk e di ku qëndron problemi pse ata me bë një gjë të tillë dhe ne mos të punojmë.

Në rast që nuk ka diçka pozitive ne kemi rënë në dakordim e kemi themeluar edhe këshillin iniciues që të organizojmë një protestë masovike”.

Demolli tha se dëmet janë të mëdha sepse nuk flitet vetëm për një departament, por mbi 34 sosh, ku dëmet sipas tij, janë të jashtëzakonshme.

“Këtu nuk flitet vetëm për dasmat sepse këngëtarët janë bërë target vetëm për bakshishe, këtu janë mbi 34 departamente që janë të varur prej dasmave, është sektor i gjerë me punëtorët e prodhuesit vendor dhe dëmi është i jashtëzakonshëm”, theksoi Demolli.

I mllefosur me masat e fundit u shpreh edhe këngëtari dhe njëherit përfaqësuesi i Divizionit të Dasmave në OHT, Afrim Muçiqi.

Ai në një bisedë deklaroi se këto masa janë të pakuptimta dhe shtoi se po ndihen të tradhtuar.“Të pakuptimta dhe në një forme si Odë dhe departament kemi qenë të tradhtuar.

Përderisa nuk na cenohet integriteti ne kemi respektuar masat. Andaj me përfaqësuesit e të gjitha regjioneve kemi mbajtur takimi dhe po shohim që protesta është e pashmangshme”.

Muçiqi ka folur për Darkën e Lamës të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, duke e krahasuar atë me një dasmë.Sipas tij, ata që i kanë miratuar masat po i shkelin vetë ato, duke iu referuar kryeministrit e presidentes, raporton EO.

“Nuk kërkojmë diçka më shumë se të tjerët, por thjesht të drejtat tona dhe që dasmat të mbahen”.“Mbrëmë ka pasur dasmë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, me muzikë ‘live’. Pa asnjë masë. Këta që i kanë propozuar ligjet, Parlamenti i ka aprovuar, të njëjtit po i shkelin. Çka me pritë qytetarët?”

Muçiqi shprehet se sipas kësaj logjike edhe dasmave mund t’ua ndryshojnë emrin dhe ta quajnë “darka” (e Lamës) ose “drekë”, shkruan EO.

Si përfundim, ai thotë se tashmë vaksinimi është kryer me sukses dhe nuk ka arsye për moslejimin e dasmave.Me vendim të Qeverisë, që nga e diela është zgjatur orari për gastronominë deri në 23:00, përderisa ora policore vlen nga ora 00:00 deri në orën 05:00.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago