Paralajmërimi ri nga Amerika: Serbia po luan me zjarr, miti rus është i ekzagjeruar

Beogradi duhet të vendosë nëse dëshiron të pranojë standardin e transparencës dhe sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, apo nëse dëshiron t’i përmbahet modelit oligarkik jodemokratik dhe të Rusisë së Putinit, tha për për Zërin e Amerikës ish-diplomatin amerikan Thomas M. Countryman.

Cantryman, i cili është një anëtar i nivelit të lartë të Shoqatës jo-qeveritare të Kontrollit të Armëve, tha që të dya nuk shkojnë së bashku.

“Serbia nuk mund të presë që të gëzojë privilegje dhe përgjegjësi në nivelin e anëtarësimit në BE, kur sundimi  i ligjit dhe transparenca janë në nivelin e Rusisë dhe Kinës,” paralajmëroi ai.

Duke kujtuar se Serbia është një shtet në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë,  kjo tregohet me takimin e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për t’u takuar me Vladimir Putinin në Soçi, blerjen e armëve ruse, si dhe vizitat e shpeshta te  zyrtarëve të lartë rus si Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ose Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov  në Beograd.

“Do të kishte kuptim që Serbia, si një vend me aspirata për anëtarësim në BE, të vazhdojë të lundrojë në rrugën që mban me Uashingtonin, dhe Brukselin ndërsa ajo vazhdon të lundron me Moskën”, tha Countryman.

Jennifer Brush, një ish diplomate në Ambasadën e SHBA në Beograd, thotë duket sikur udhëheqja serbe ka gdhendur në ADN-në e tyre se mund të ulet në karrige të shumta.

Miti rus i ekzagjeruar

“Por Serbia luan me zjarr nëse mendon se është më e zgjuar sa Moska, Brukseli dhe Washingtoni së bashku. Serbia nuk është Jugosllavi, dhe Aleksandar Vucic nuk është Marshall Tito”, tha ajo.

Brush tha se qytetarët e Serbisë kanë pritur shumë gjatë për një të ardhme më të mirë dhe se – të luash me karrige, siç e ka thënë ajo, nuk do t’i sjellë këtu.

“Miti rus është i ekzagjeruar dhe tani po përdoret për të zgjatur agoninë e Kosovës”,  vuri në dukje Bruss.

Ajo shtoi se historia e Luftës së Dytë Botërore është edhe më e keqe.

“Partizanët luftuan me Aleatët deri në çlirimin e Beogradit, ndërsa vetë Jovanka Broz më tha që rusët po ndihmonin kryesisht nga larg. Në vend të kësaj, Ushtria e Kuqe po kryente mizori që e shtynë ambasadorin jugosllav të nxiste Stalinin të ndalonte ushtarët sovjetikë që po ekzekutonin partizanët, ” tha Jennifer Brush.

Nga historia më e afërt e të dy vendeve, ajo kujtoi South Stream, një projekt i braktisur në vitin 2014 që duhej t’u sigurojë vendeve të BE-së furnizime me gaz nga Rusia. Një pjesë e tubacionit do të ndërtohej në territorin e Serbisë, i cili ishte specifikuar në marrëveshjen e gazit të dy vendeve, nga të cilat gjithashtu ishte pjesë e shitjes së Industrisë serbe të naftës ndaj kompanisë shtetërore ruse Gaspormneft.

Pjesa kontrolluese në aksione i ka paguar palës ruse 400 milion Euro, me një zotim prej 500 milion Euro. Marrëveshja u përfundua pa tender, përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë çka u vërtetua nga një ekip profesionist si shitja e pasurisë shtetërore ishtie shitur shumë lirë.