KRYESORE

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është vënë në pranga këtë të martë pas urdhrit të lëshuar nga SPAK. Ai akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Koka, ka qenë deputet i LSI, u shkëput nga kjo parti kur dorëzoi mandatet dhe iu bashkua Partisë Socialiste. Ish-ministri akuzohet nga opozita si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në kallëzimin e LSI për inceneratorin e Fierit, thuhet se Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, kanë kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorimin e Detyrës”.

Sipas LSI-së, në këtë tender ka pasur kufizim të konkurrencës, ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori, si dhe  tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit.

Më 1 shtator, 9 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Koka njoftoi dorëzimin e mandatit të fituar në radhët e Partisë Socialiste.

Lefter Koka, nga politika në prangat e SPAK
Lefter Koka është një emër i njohur në oborret politike. Në vitin 2003-2007 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit çka shënoi edhe fillimin e aktivitetit politik. Në vitin 2009 ai u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Durrësit nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më pas për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2013.

Nga mandati i deputetit, Koka kaloi në tryezën e kabinetit qeveritar duke u emëruar Ministër i Mjedisit.

Lefter Koka u rizgjodh deputet në vitin 2017 dhe nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati i tij në vitin 2019 kur subjekti politik ku aderonte, LSI, dogji mandatet parlamentare si aksion politik.

Pas vitit 2019, Koka u bashkua me Partinë Socialiste dhe rikandioi për herë të katërt në qarkun e Durrësit. Ai ishte deputeti i dytë më i votuar në këtë qark pas Edi Ramës duke marrë 9609 vota.

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Koka dha dorëheqjen nga mandati nën argumentin se cikli i tij politik u mbyll.

Në SPAK, Lefter Kokën e paditi forca politike ku militonte në fillim, Lëvizja Socialiste për Integrim për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago