Në deklaratën e tij, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ajo që ka ndodhur sot nuk është parë kurrë në Izrael dhe Izraeli do të marrë “hakmarrje të fuqishme për këtë ditë të zezë”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Netanyahu tha se Hamasi kishte “filluar një luftë mizore dhe të ligë”, duke sulmuar civilët e pafajshëm, të rinj dhe të vjetër.
“Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit.
Netanyahu shton se Izraeli “do të arrijë në çdo vend ku Hamasi fshihet” dhe ai u thotë “popullit të Gazës të largohet nga ato vende tani”.
Ai thotë se Hamasi është përgjegjës për mirëqenien e robërve.
“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton”, shton ai.