LAJME

Paranoja ‘pushton’ gjithë Rusinë / ’SHBA, mushkonja me dronë për të infektuar trupat

Një gjeneral i vjetër i Kremlinit akuzonte dje SHBA për ‘lufte biologjike’ duke thënë se kërkonte të lëshonte mushkonja me malarie ndaj ushtarëve ruse.

Gjeneral Igor Kirillov, kreu i trupave ruse të mbrojtjes kimike, biologjike e të radiacionit, bëri pretendimin duke thënë se me mjete të tilla ushtarët sëmuren ose vdesin, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

Edhe më parë Rusia kishte pretenduar se Perëndimi ose Ukraina kërkojnë të përdorin armë biologjike, të cilat ishin zbuluar në disa laboratorë sekrete të kapur nga forcat ruse pas avancimit fillestar në Ukrainë.

Por perëndimi dhe SHBA thonë se me këto pretendime Moska kërkon të justifikohet për veprime që ka në plan të kryejë vetë.

Kirillov tha: “Përmbytja e shkaktuar qëllimisht në rajonin e Kherson nga regjimi i Kievit mund ta komplikojë situatën, duke përfshirë dhe përhapjen e infeksioneve të arbovirusit”.

Pas rënies së nivelit të ujërave, është e mundshme të krijohen vatra sëmundjesh që mund të transmetohen nga mushkonjat, si për shembull ethet e Nilit.

“SHBA ka një nivel të lartë përgatitjeje për shpërndarjen e vektorëve të infektuar, dhe kjo kuptohet nga patentat e lëshuara për një dron të krijuar për shpërndarjen e mushkonjave në ajër”, shtoi Kirillov.

Ai nuk hyri më shumë në detaje për patentën e lëshuar në SHBA, por shtonte: “Në përputhje me përshkrimin, droni shpërndan mbajtëse me insekte në një zonë të caktuar dhe i lëshon ato”.

“Kur pickojnë mushkonjat mund të infektojnë personalin ushtarak me sëmundje të rrezikshme si për shembull malaria”.

“Përshkrimi në patentë thekson se ushtari i infektuar nuk mund të kryejë detyrat dhe misionet ushtarake që i janë caktuar”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ende nuk ka reaguar për çështjen, shkruan Metro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago